Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 70-vjeçar shqiptar i identifikuar si Luan Xaxhi, ka goditur disa herë me thikë nusen e djalin, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

I moshuari dhe 28-vjeçarja fillimisht janë përfshirë në një debat të ashpër, më pas 70-vjeçari ka marrë thikën në kuzhinë dhe ka sulmuar të renë.

Kanë qenë fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e 28-vjeçares. Sapo kanë mbërritur, efektivët italianë kanë vënë në pranga të moshuarin, të cilit në xhep iu gjet dhe bileta që kishte prerë për t’u kthyer në Shqipëri.

28-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.