Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Ferizaj.
Mësohet se një person i moshës 59-vjeçare me inicialet E.S ka therur me thikë katër persona, kalimtarë të rastit në Ferizaj.
Ngjarjet kanë ndodhur në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci” ndërsa viktimat janë dy femra të moshave nën 18 vjeç dhe dy meshkuj të rritur.
Ai ka njoftuar se të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Ferizajt për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërsa autori i dyshuar për ngjarjen është arrestuar nga policia.