Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Mallkuc të Krujës.

Mësohet se gjyshi, Martin Kaci, duke ecur indietro me makinë ka përplasur mbesën e tij të mitur, e cila ka ndërruar jetë menjëherë.

Burime bëjnë me dije se vajza ishte rreth 1 vjeç e gjysmë. Ngjarja ndodhi në oborrin e banesës së tij.