Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 17:45, në lagjen nr.11 në Durrës.
Burime zyrtare nga blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije për “Durrëslajm“, se një automjet ka aksidentuar këmbësorin e mitur N. K., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
“I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, raporton policia.





