Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragostunjë të Librazhdit.
Një e moshuar 75 vjeçe ka humbur jetën pasi u godit nga dashi. Mësohet se gruaja ishte duke kullotur bagëtitë kur e ka goditur kafsha.
Goditja ishte e rëndë, duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra.