Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh. Mësohet se një person është mbytur në liqenin e Banjes. Konkretisht buzë liqenit të Banjës, në afërsi të fshatit Qerret janë gjetur disa sende që mendohet se i përkasin një 30 vjeçari. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej dy ditësh.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësja të cilët po kontrollojnë në zonë për të gjetur trupin e 30-vjeçarit i cili dyshohet të jetë e mbytur. Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe polumbarët të cilët po bëjnë kontroll të zonës.