Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një grua është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti.
Policia njofton se bashkëshorti i viktimës është arrestuar, ndërsa krimi dyshohet se ka ndodhur në banesën e çiftit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Kryeprokurori dhe Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka thënë Nikçi.