Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku ka humbur jetën pushues kosovar.

Sipas informacioneve, dyshohet se pushuesi ka pësuar infarkt.

Mësohet se bëhet fjalë për një shtetas kosovar, i cili ka shfaqur probleme sapo ka hyrë në ujë.

Menjëherë pas problemeve të shfaqura është dërguar me urgjencë në spital ku ka ndërruar jetë.