Një djalë 15-vjeçar nga Teksasi ka vrarë tre persona brenda pak minutash. Viktima mbetën nëna dhe dy vëllezër e motra më të vegjël të ish të dashurës së autorit.

Nëna, Jennifer Rodriguez u gjet të martën e vdekur në apartamentin e saj në Odessa. Vajza e saj, 13 vjeç, dhe djali i saj, 9 vjeç u gjetën gjithashtu të pajetë. Policia ishte thirrur në vendngjarje atë pasdite pas raportimeve për të shtëna.

Autori u largua me vrap dhe u arrestua rreth 40 minuta më vonë. 15-vjeçari ishte në një lidhje me vajzën më të madhe të Rodriguez, e cila është 15 vjeç, dhe kishte planifikuar ta qëllonte atë jashtë shkollës. Ai përfundimisht ndryshoi mendje dhe u shfaq në shtëpinë e vajzës ku kreu vrasjen e trefishtë.

Babai i tre fëmijëve dhe ish-bashkëshorti i Rodriguez tha se është i shkatërruar dhe se nuk e priste që kjo lloj tragjedie t’i ndodhte asnjërit prej tyre. Një armë u gjet pranë apartamentit dhe po ekzaminohet për të parë nëse është arma e vrasjes.