Një aksident i rëndë është regjistruar në Shijak mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Policia raportohen se “shtetasi E. Sh, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë“.
Shoferi është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e bluzve të bardha, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 17:50, në lagjen “Prizëreni” Shijak, shtetasi E. Sh, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Shtetasi E. Sh, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





