Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e së martës në ishullin e Korfuzit në Greqi, me viktimë një polic 47-vjeçar.

Siç raportojnë mediat vendase polici ka rënë nga një lartësi prej katër metrash, pasi ishte duke bërë punime në shtëpinë e tij.

Si rrjedhojë polici me origjinë nga Janina humbi jetën në vend.

Polici fatkeq ishte baba i tre fëmijëve dhe shërbente prej vitesh në Policinë e Korfuzit.