Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në Shkozë të Tiranës, ku ka gjetur vdekjen një djalë 26 vjeç.
Në një masiv inertesh mbetje të ish-uzinës së autotraktorëve, pranë punimeve të rrugës për Unazën e Madhe shtetasi A.R., 26 vjeç, duke gërmuar për të nxjerrë skrap, është shkëputur një masiv dheu e për pasojë e ka zënë poshtë.
Policia bën me dije se ai është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme.





