Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një 22-vjeçar.

Sipas asaj që njofton Policia, tre të arrestuarit kanë marrë me forcë në makinë të riun dhe e kanë dhunuar për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. Ç., 41 vjeç, A. Ç., 38 vjeç, dhe E. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/25, i Kodit Penal. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë forcërisht në automjet, një 22-vjeçar, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për motive të dobëta.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë.