Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ditën e sotme, teksa raportohet se një 23-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar një sasi të ndryshme medikamentesh.

Mësohet se viktima është identifikuar si shtetasja A. Xh, , banuese në Borizanë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.08.2024, ka ndërruar jetë në spital shtetasja A. Xh., 23 vjeçe, banuese në Borizanë, e cila dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh të ndryshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.