Një 68-vjeçar është gjetur pa jetë në banesën e tij në lagjen “10 Korriku” të qytetit të Vlorës.
Nga këqyrja paraprake e punonjësve të policisë dyshohet se është grabitur.
Burime nga policia thonë se dyshohet se 68-vjeçari është grabitur dhe me pas është vrarë, pasi policia e ka gjetur të zhveshur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rastit të rëndë.