Një ngjarje e rëndë raportohet nga mediat gjermane teksa lojtari i Lajpcig, Stefan Ilsanker akuzohet për përdhunimin e një gruaje në datën 4 janar të vitit 2020. Ndaj, mesfushorit tashmë është hapur një hetim ndërsa gruaja e cila pretendon të jetë abuzuar ka kallëzuar në organet e drejtësisë Ilsanker.
Tashmë, të vërtetën rreth çështjes do ta zbulojnë hetimet, ndërsa nëse provohet pretendimi i gruas, atëherë 30-vjeçari rrezikon dënimin me burg.Ilsanker është pjesë e Lajpcig prej vitit 2015, duke koleksionuar edhe 104 paraqitje me këtë klub. Ndërkohë, akuzat ndaj futbollistit janë një imazh i keq edhe për Lajpcig, teksa mund të vendosen masa ndaj lojtarit në fjalë.





