Një person ka tentuar të vetëdigjet me benzinë këtë paradite në mjediset e bashkisë së Fushë Arrëzit.

Bëhet fjalë për shtetasin Tonin Lleshi, i cili është shoqëruar në mjediset e komisariatit të policisë.

Ai kishte bërë disa kërkesa në drejtim të pushtetit vendor, për të cilat ai pretendon se nuk ka gjetur zgjidhur dhe prandaj ka tentuar të kryejë aktin ekstrem.