Një shtetas nga Kosova është plagosur me thikë këtë mbrëmje në zonën e Kunes në Shëngjin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, ndërsa i plagosuri është nisur drejt spitalit në gjendje të rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.