Rëndohet edhe më shumë bilanci i pushuesve që kanë humbur jetën në bregdetin e Durrësit.
Policia e qytetit bregdetar raporton se pasditen e së premtes, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ka humbur jetën një i moshuar.
“Shtetasit F.J, 77 vjeç, banues në Kosovë, duke u larë në det i ka rënë infarkt kardiak dhe ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së parë Durrës”, njofton policia.





