4nëntor 2015 – Polici vret me 11 plumba në rrugë bashkëshorten. Krimi i ndodhur më 20 tetor është publikuar në internet dje, pasi u siguruan pamjet nga kamerat e sigurisë. Ngjarja ka ndodhur në Uberlandia të Brazilit.
Autori 46 vjeçar Clovis Durade Candido është punonjës policie, (jo në detyrë në këto momente), dallohet që ndjek me vrap të shoqen, Veridiana Rodrigues Carneiro, 36 vjeçe, e cila zbriti nga makina dhe tentoi t’i shpëtonte burrit. Por nuk ia ka dalë dot, pasi i shoqi e ka qëlluar 11 herë me pistoletë. Nuk dihen rrethanat e krimit, ndërsa burri po ndiqet nga psikiatri.
/portali DurresLajm/