9 tetor 2015 – Persona të maskuar kanë grabitur nën kërcënimin e armëve një automjet në autostradën Tiranë- Durrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:30, në kilometrin e 5 të autostradës, raporton balkanweb. Sipas burimeve nga vendngjarje, bëhet fjalë për një makinë “Benz” të fundit, të cilit i kanë dalë në pritë autorët.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet, si dhe kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.
Ngjarja ndodh në një prej akseve nacionale më të prekura nga udhëtarët dhe me shumë ndriçim, por autorët kanë mundur të bëjnë bllokimin dhe grabitjen në kohë të makinës pa u ndaluar.
/portali DurrësLajm/