Një sherr i rëndë ka ndodhur sot në Peshkopi, ku janë përfshirë dy punonjës të bashkisë dhe një qytetar.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në bulevardin e qytetit, ku qytetari është konfliktuar fizikisht me dy zyrtarët për motive të dobëta.
Të tre personat e lartpërmendur janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër, ku vijojnë hetimet për ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16.00, në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.M., për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasit B.K., dhe E.M.(punonjës të bashkisë Dibër).
Të tre personat e lartpërmendur janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.