1shtator 2015 – Kriza e emigrantëve është temë e ditës në mbarë Europën. Një prej tyre, për të shpëtuar, u fsheh brenda motorit të një makine që udhëtonte nga Maroku drejt Spanjës.
Sapo ka mbërritur në tokën spanjolle, emigranti klandestin nga Guinea, u zbulua nga kontrollorët. Ata kanë pikasur nervozizëm tek shoferi i makinës, duke dyshuar se diçka nuk shkonte. Por nuk e kanë pritur atë që panë.
Në maj të këtij viti një fëmijë po transportohej në Spanjë, i fshehur në valixhe, por u zbulua nga skaneri.
/portali DurrësLajm/