Vetëvritet me armën e shërbimit një punonjës policie.
Sipas informacioneve të noa.al, ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Delvinë, ku një efektiv dyshohet se është vetëvrarë.
Policia informon se rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij Eduart Beqiri, 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.
Ende nuk dihen shkaqet që e detyruan uniformën të ndëmarrë vendimin ekstrem.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





