Një 47-vjeçare, gruaja e një polici në Durrës është vrarë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.7 të qytetit, në familjen e efektivit, Sherif Hajdari, ndërsa dyshohet se shtetasja M.H., është vetëvrarë.

Burimet nga policia bëjnë me dije se, në momentin e ngjarjes ka patur edhe persona të tjerë në banesën e punonjësit të Policisë së Durrësit, Sherif Hajdari.

Gruaja është dërguar në kirurgji por pa shenja jete. Trupi i saj ndodhet në morg.

Grupi hetimor me praninë e Prokurorit të gatshëm dhe oficerët e Krimeve të Rënda, ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë.

Informacion paraprak

Më datë 06.08.2018, rreth orës 13:20, në lagjen Nr.7, Durrës është gjetur e vrarë në banesë me armë zjarri shtetësja  M.H. 47 vjeçe. Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëvrarë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.