E rrahën për vdekje me grushte, arrestohet pas 3 vitesh shqiptari i shumëkërkuar

Tre vite më parë, një 24-vjeçar me origjinë nga Maroku do të masakrohej në grushte e shkelma nga disa persona. Said Waddoud vdiq nga të rrahurat që i bënë në janar të vitit 2015 në Itali, por vetëm këtë të enjte policia e Hollandës ka mundur të kapë përgjegjësin kryesor, shqiptarin 30-vjeçar Bojken Zego.

Në vitin 2016, policia mundi të çonte prapa hekurave disa shqiptarë të tjerë, pjesë e grupit që goditën për vdekje të riun nga Maroku. Në pranga ranë në atë kohë Redion Rakipaj e Naim Vargo. Të dy këta shtetas ishin dënuar për vrasje nga gjykata por kishin mundur të arratiseshin përpara mbylljes së gjyqit drejt Hollandës.

Policia holandeze i kapi rastësisht 27-vjeçarin Rakipaj e 35-vjeçarin Vargo. Dy shqiptarët po bënin shëtitje me qenin e tyre, por duke mos e mbajtur të lidhur. Policia i ka ndaluar për t’i këshilluar, por kur ka parë identitetet e tyre i ka prangosur.