Durrës, 30 korrik 2014 – Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës ka shpallur në kërkim katër kushërinj, nga fshatrat e Krujës, të akuzuar për rrahjen e një shtetasi dhe dëmtimin e makinës së tij.
Sipas policisë, vëllezërit E.Ç. 27 vjeç dhe B.Ç., 25 vjeç si dhe kushërinjtë e tyre A.Ç., 29 vjeç dhe A.Ç., 24 vjeç (vëllezër mes tyre) kanë dhunuar bashkëfshatarin e tyre, banues në Mafsheq për motive pronësie.
46 vjeçari Gj.K. është rrahur nga 4 kushërinjtë dhe më pas inati i tyre është shfryrë edhe mbi automjetin tip Benz, me targa TR 2982N. Sipas policisë, vlera e dëmit që i është shkaktuar makinës arrin në 81.000 lekë.
Katër kushërinjtë e shpallur në kërkim akuzohen për “Plagosje e lehtë me dashje në bashkëpunim” dhe “Shkatërrim prone”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





