30 prill 2015 – Shteti rreh qytetarin. Katër inspektorë ndërtimorë në Tiranë dhunuan pronarin 37-vjeçarin të një lokali se nuk kishte hequr inertet e komshiut. Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e Alban Dervishit, 39 vjeç, Andi Hykës, 24 vjeç, Erlind Kusit, 28 vjeç, dhe Indrit Shehit, 29 vjeç, “Në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në lokalin e shtetasit J.R, 37 vjeç, banues në Tiranë, duke kryer veprime arbitrare, kanë kërkuar shpjegime për moszbatimin e proces verbalit të përpiluar prej tyre, për heqjen e disa inerteve të hedhura nga komshiu, shtetasi SH.B që po kryhen rregullime dhe më pas janë konfliktuar duke e fyer e goditur këtë shtetas”, bën të ditur policia.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





