Një 43-vjeçar nga Xhafzotaj, Durrës është dërguar me urgjencë në spital, pasi është goditur nga persona të panjohur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin e 43-vjeçarit R.H. Ai është goditur me mjete të forta nga persona të paidentifikuar dhe ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
Nga dhuna e ushtruar mbi të, 43-vjeçari ka marrë plagë të lehta.
Ndërkohë, policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, që akuzohen për “Plagosje e lehtë me dashje”.





