10 shkurt 2015 –  Takimet përmes rrjeteve sociale, jo gjithmonë rezultojnë të suksesshme, pasi vjen zhgënjimi nga diferencat mes fotove të profilit dhe imazhit real.

Kjo ka ndodhur me Xiaojin Tuan, një 32-vjeçare nga Kina, e cila ka njohur një djalë në rrjetet sociale, ku në foton e profilit, ajo dukej shumë e bukur, por në realitet kishte një fytyrë të yndyrshme dhe me puçrra.  

Burri që do e takonte shpenzoi me mijëra paund dhe orë të tëra udhëtimi për të shkuar në banesën e saj. Por kur e takoi në një lokal në qendër të qytetit, imagjinata e tij nga fotoja e profilit, ishte se do të gjente një "princeshë", por përballë tij u shfaq një vajzë me njolla dhe fytyrë të yndyrshme.

  "Kur ajo erdhi dhe u ul pranë meje, unë u shokova plotësisht. Kjo grua kishte një fytyrë të yndyrshme dhe me njolla, shumë ndryshe nga ajo në foto", ka thënë Huang, i cili e ka rrahur me grushta vajzën duke e shtrirë në dysheme.  

Më pas ka ardhur policia dhe e ka arrestuar, ndërsa vajza është transportuar në spital për të marrë mjekimin e duhur. Ajo nuk e ka denoncuar djalin dhe ata janë ndarë në kushte miqësore.