9 shtator 2014 –  Një burrë nga Franca, ka thyer një rekord pasi në 10 muaj i ka dërguar ish – të dashurës  21,807 sms e telefonata por më pas ka përfunduar në burg.

Ky person, emri të cilit nuk bëhet i ditur, u dënua me 10 muaj burg si dhe me një gjobë prej 1 mijë euro. Sipas një përllogaritje të thjeshtë, ky mashkull i bie që ta ketë telefonuar apo dërguar mesazhe gruas të paktën 72 herë në ditë.

Teksa foli para gjykatës, i pandehuri tha se e kishte telefonuar ish- të dashurën pasi kërkonte prej saj që t'i kthente mbrapsht paratë që kishte shpenzuar për t’i rregulluar apartamentin si dhe ta falenderonte për punën e bërë.

Nga ana e saj, 32- vjeçarja ndryshoi numrin e telefonit, por kjo bëri që ai të telefononte në shtëpinë e prindërve të saj.

Në fund ajo e takoi ish-in e “fiksuar” dhe e falenderoi për punën e bërë gjë, e cila bëri që dhe telefonatat të ndalonin.

Megjithatë autoritetet kërkuan gjithsesi dënim për të, i cili ndër të tjera, do të duhet të ndjekë edhe një psikiatër.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/