31 tetor 2015 – Një vajzë 6-vjeçare ka sfiduar të gjitha ligjet e natyrës, pasi ka ajo ka lindur me zemrën dhe të brendshmet jashtë kraharorit.

Virsaviya Borum, e lindur në Rusi dhe që tashmë jeton Florida të SHBA-së, vuan nga disa defekte në lindje, të shkaktuara nga,  një sëmundje e rrallë kongjenitale (Pentalogy of Cantrell).

Zemra e 6-vjeçares, e madhe gati sa një grusht, mund të dallohet teksa rreh në pjesën abdominale të trupit, ndërsa është e mbrojtur vetëm nga një shtresë e hollë lëkure. Të brendshmet e saj janë gjithashtu jashtë trupit dhe ajo nuk ka muskuj abdominalë apo diafragmë.

Në një shkrim të publikuar nga DailyMail, nëna e vogëlushes thotë se kur ishte shtatzënë, mjekët i thanë se fëmija nuk do të mbijetonte. Por sot pas 6 vitesh, Virsaviya është një vajzë e qeshur dhe plot jetë.

Për këtë rast të rrallë, grupi i mjekëve duhet të presë edhe dy vite për të parë nëse është e këshillueshme që ta operojnë ose jo.

/portali DurresLajm/