25 maj 2015 – 65-vjeçarja gjermane është gruaja më e vjetër në botë që ka sjellë në jetë katërnjakë.
Annegret Raunigk, është nëna e 13 fëmijëve dhe gjyshja e shtatë nipërve dhe mbesave. Pasi iu nënshtrua procedurës së farëzimit artificial, 65-vjeçarja lindi tre djem dhe një vajzë.
Megjithëse katërnjakët erdhën në jetë në javën e 26-të, kanë shansë të mëdha për të mbijetuar.
Ndërsa, 13 fëmijët e tjerë të saj, që janë të moshave nga 9-44 vjeç, kanë pesë baballarë të ndryshëm. Vendimi për të lindur fëmijë të tjerë, erdhi pasi vajza e vogël 10-vjeçare i kërkoi një motër ose një vëlla, shkruan “BBC”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/