27tetor 2015 – Nuk do të lëvizë nga dera e ambasadës shqiptare në Romë deri sa të pritet nga konsulli shqiptar. Kjo është historia e një babai italian, me emrin Renato, i cili nuk ka gjetur asnjë ndihmë nga ana e komunës së Latinas, as edhe nga institucionet italiane për të shpëtuar fëmijën e tij të sëmurë, Emilio.
E vetmja mënyrë për të shpëtuar djalin e sëmurë në zemër dhe në rrezik për jetën, është që të kërkojë azil në Shqipëri për t’i mundësuar djalit që të kurohet falas në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Ndërkohë, babai i djalit të sëmurë ka bërë apel në mediat italiane që rasti i tij të ndihmohet, sidomos nga Ambasada Shqiptare.
/portali DurresLajm/





