E rrallë, ndoshta e padëgjuar ndonjëherë, por shkencërisht e vërtetuar dhe nuk lë hije dyshimi. Ulërima “The Champions” e 42 mijë tifozëve, të pranishëm të mërkurën në stadiumin “San Paolo”, në fund të himnit të Champions League, para fillimit të ndeshjes Napoli-Benfica, është regjistruar nga sizmologët e qytetit. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Italian i Gjeofizikës-Vullkanike, që publikoi edhe grafikun e lëvizjes së regjistruar nga aparaturat e tyre. Një britmë unikale, në fund të himnit, që mund ta dëgjoni në video të mëposhtme, e cila shkaktoi tërmet në Napoli…





