18 korrik 2015 – Një operacion i jashtëzakonshëm dhe tepër i rrallë është realizuar me sukses në Kinë.
Mjekët kanë ngjitur dorën e prerë të një burri në këmbën e tij për ta mbajtur ‘gjallë’.
Një punëtor fabrike i quajtur Zhou e kishte prerë plotësisht dorën gjatë një aksidenti në punë. Pasi shkoi në spital, mjeku Tang Juyu, shefi i mikrokirurgjisë, vendosi t’i jepte Zhou-t një shans për të ringjallur dorën e tij të prerë, me anë të një operacioni të rrallë të cilin e kishte realizuar me sukses edhe më parë në vitin 2013 në të njëjtat rrethana.
Mjekët e ngjitën dorën e prerë në këmbën e punëtorit për një muaj deri sa nervat dhe tendinat të dilnin nga trauma dhe më pas ‘e ngjitën’ me sukses në krahun e tij.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/