DURRËS, 1 tetor 2014 –  Dhuna dhe konfliktet në familjet shqiptare “prodhojnë” ngjarje të papërfytyrueshme që nga rrahjet midis bashkëshortësh, prindërish dhe bijsh, kushërinjsh dhe deri vënia dorë mbi vogëlushët. 

Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit thotë se më 30 shtator 2014 ka hartuar 5 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Tërheq vëmendjen fakti i rrallë, deri në kufijtë e së pabesueshmes. teksa babai i  fëmije 3 vjeç ka kallëzuar te forcat ligjzbatuese dhunën psikologjike që ushtron ndaj të miturës ajo që i ka bërë kokën.

Prandaj dhe blutë ua janë drejtuar togave të zeza të qytetit bregdetar, duke plotësuar një kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, që të ndalojnë nënën e re, 20-vjeçaren E. T.,  t’i afrohet pjellës së vet.

Po ashtu u plotësuan kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për të shmangur kështu dhunën e mëtejshme fizike e psikologjike, për një 16-vjeçar me banim në Durrës, nga xhaxhai i tij, I. K., 69 vjeç; një 18-vjeçare me banim në rrethin e Krujës, nga i ati, F. M., 52 vjeç; një 66-vjeçare me banim në Durrës, nga e bija, S. D., 22 vjeçe; një 45-vjeçare, banues në fshatin Pjezë Shijak, nga bashkëjetuesi i saj, A. S., 56 vjeç.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/