Nilidon Pepushaj 14-vjeçari nga Shkodra është gjeni në përdorimin e kompjuterit. Ai ka aftësi të mëdha në përdorimin e kompjuterit, aq sa stafi i rrjetit më të madh social “Facebook” e ka vënë atë në listën e njerëzve të besuar duke i dhënë qasje në mirëmbajtjen e këtij rrjeti, transmeton “Ora News”.
Nilidonit i është kërkuar nga “Facebook”-u që të mbyllë faqet joreale. Ai ka mbyllur ato të Adi Krastës dhe Tom Doshit që nuk ishin vërtet të tyre. Programet kompjuterike edhe aftësinë e tij për t’i zotëruar ia dedikon profesorit të tij, Arben Çokaj dhe librave të tij. Ai përdor programet e fundit hollivudiane për krijimet e tij kompjuterike të cilat i publikon në kanalin e tij në Youtube, nga ku ka përfituar pagesa për të cilat paguan edhe taksa. Rasti i Nilidon Pepushajt nga Shkodra është një rast i veçantë për të gjithë fëmijët shqiptarë, po ashtu edhe një rast frymëzues, se si me punë dhe dëshirë mund të arrish shumë sukses.