DURRES, 31 maj 2013– Ky është peshku ton më i madh i kapur ndonjëherë nga rrjetat e peshkatarëve në ujërat e detit Jon.
Peshku ton me peshë prej 270 kg ka përfunduar në rrjetat e peshkatarëve të anijes “Koral” së bashku me të edhe 10 të tjerë, me peshë më të vogël 150-70 kg.
Medi Çela, specialist i stabilimentit të peshkut pranë kompanisë Koral, shpjegon se peshqit ton janë kapur në një thellësi prej 500 metra, rreth 6 milje nga bregdeti i Vlorës.
Një peshk i përmasave të tilla është dicka e rrallë në ujërat tona, shpjegon Cela, pasi nuk është e zakonshme të kapësh peshk të tillë në ujerat e Jonit.
Peshqit, do të tregtohen në restorantet e peshkut në Durrës e Tiranë, ku pavarësisht çmimit të lartë dhe gatimit special, toni mbetet mjaft i kërkuar në tregun vendas.
Kjo është hera e parë që në rrjetat e peshkatarëve bie një tufë peshqish ton, me përmasa të tilla dhe me një peshë totale prej 680 kg.
Toni është një peshk që qarkullon në Adriatik dhe Jon, por që pesha e tij mund të arrijë zakonisht deri në 10 kg.
Një pjatë më këtë lloj peshku në Nju Jork ka një çmim rutine prej 70 dollarësh ndërsa në vendin tonë tregetohet me 15 dollarë.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





