Kryeministri Edi Rama sot është në Londër, ku merr pjesë në samitin ekonomik të BERZH-it. Në këtë samit janë të pranishëm edhe liderë të tjerë politikë, mes të cilëve edhe kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Por për herë të parë, zyra e shtypit e Kryeministrisë ka bërë një njoftim të pazakontë, duke shpërndarë për mediat disa batuta që kryeministri Rama ka bërë gjatë samitit me homologun serb, Aleksandër Vuçiç. Për zyrën e shtypit të Qeverisë, më të rëndësishme janë batutat që bën Kryeministri Rama, në vend që të dërgonte për mediat projektet ekonomike të Shqipërisë.

Nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë stafi i Ramës me këtë njoftim zyrtar, të cilëve batutat e kryeministrit të Shqipërisë u duken më të rëndësishme dhe primare se sa ato që diskutohen në samitin ekonomik.

Njoftimi zyrtar i zyrës së shtypit të Kryeministrisë:

Gjatë seancës së pyetje përgjigjeve në Samitin e BERZH në Londër Kryeministri Edi Rama pati një shkëmbim batutash me Kryeministrin e Serbisë Aleksader Vuçiç dhe ndër të tjera Kryeministri Rama tha:

“BE është më e kujdesshme ndaj tyre sesa ndaj nesh, sepse ne nuk kemi Rusinë. Kështu, ata ende nuk liberalizojnë vizat për qytetarët e Kosovës, neve na thonë ju jeni duke ecur shumë mirë, por keni ende për të bërë. Ndërsa ai fluturon në Rusi dhe merr hapjen e negociatave.”