5 nëntor 2015 – Një ngjarje e rrallë vjen nga zona Lekbibaj e Tropojës. Një mace e egër në përmasat e një qeni ka ngrënë një gic dhe 3 pula të një banori të zonës. Edhe pse fillimisht ka menduar të “hakmerret” me macen e rrallë duke e mbyllur në kafaz, banori me inicialet A.G është kthyer tashmë në “hero” pasi ka dëgjuar apelin e ambientalistëve dhe e ka lënë sërish të lirë macen duke lënë kështu mënjanë “inatet” personale me macen gjigante.
Macja e egër ka hyrë në stallat e bagëtive të fshatarit dhe i ka ngrënë një gic të porsalindur dhe pulat. Si për ta ndëshkuar fshatari e ka kapur macen dhe e ka mbyllur në një kafaz. Ngjarja e rrallë ka nxitur reagimin e ambientalistëve të kësaj zone të cilët kanë kërkuar lirimin nga “qelia” të maces.
/portali DurresLajm/