Një grua është bërë nënë për herë të parë në moshën 61-vjeçare.

Rasti i rrallë është regjistruar në qytetin e Shkupit, në Maqedoninë e Veriut. Gruaja ka lindur foshnjën në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.

Kjo është gruaja më e madhe në moshë në Maqedoni në e Veriut që lind fëmijën e parë në këtë moshë.

Nëna dhe foshnja janë në gjendje të qëndrueshme bëjnë me dije mediat në MV.

61-vjeçarja i ishte nënshtruar procedurës së fertilizimit in vitro 10 herë në të kaluarën. Sipas autoriteteve, babai i foshnjës është 65 vjeç.