Një mjet i rrallë ka mbërritur sot në qytetin e Pogradecit. Bëhet fjalë për një makinë e llojit amfib, dyfunksionale, pasi ecën në rrugë dhe lundron në ujë. Mësohet nga Pogradecinews se, ky mjet i veçantë ka qenë pjesë e mjeteve mbështetëse të forcave të armatosura shqiptare deri në vitin 1994.

Sot, ky mjet, i shndërruar në privat dhe me targa të reja, është nisur nga Tirana për t’u praktikuar në ujërat e liqenit. “Surpriza është që ky mjet amfib do të qëndrojë për 12 muaj këtu në Pogradec dhe do jetë në shërbim të qytetarëve dhe turistëve vendas edhe të huaj”, shkruan agjencia.

Për rivënien në punë të këtij mjeti dikur pjesë e forcave të armatosura janë dashur plot 3 vjet punë, kanë punuar me dhjetëra specialistë për ta sjellë në gjendjen që është sot.