Arkitekti i njohur spanjoll Toni Gironès po punon për riprojektimin e shkollës “Gjergj Kastrioti” në Durrës, pas zbulimit të rrënojave antike në kantierin e saj, një zbulim që ka ndikuar drejtpërdrejt në qasjen ndaj projektit.

Lajmin e ka bërë publik kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se ideja e ndërthurjes së shkollës me zonën e kërkimit arkeologjik do të sjellë një transformim të denjë për vizionin “Durrësi 2030” dhe për revistat prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore europiane.

Postimi i plotë:

E RRALLË😍

Durrës, arkitekti i mirënjohur spanjoll Toni Girones po punon për riprojektimin e shkollës së re “Gjergj Kastrioti” pas zbulimit të rrënojave antike në kantierin e ndërtimit dhe ideja e tij e ndërthurrjes së shkollës me zonën e kërkimit, do t’i japë jetë një tjetër transformimi spektakolar, të denjë për ambicien tonë për Durrësin 2030 si edhe për faqet e revistave të arkitekturës bashkëkohore europiane