19shtator 2015 – Një 49-vjeçar në pamundësi për të gjetur paratë për të shlyer debinë karshi OSHEE-së ka “gjetur” një zgjidhje. Ai e ka rilidhur energjinë dhe më pas u nis drejt policisë së Elbasanit. Abcnews raporton këtë lajm të rrallë, ku protagonisti, Kadri Filja, thotë se nuk kishte mundësi tjetër. Por në polici e kanë kthyer pas në shtëpi.
“Nuk kam asnjë mundësi që të paguaj dritat e ujë. Kam mbledhur kanaçe, por nuk më dilte. Kam kërkuar zgjidhje nga bashkia e zyra të tjera nuk kam asnjë zgjidhje”, thotë Filja. Prandaj ai thotë: Ose shteti të më mbajë në burg ose të më gjejë punë për të mbajtur familjen.
/portali DurresLajm/