2nëntor 2015 – Për të kaluar klandestin drejt Italisë, një shijakas ka shfrytëzuar makinën e tij. Saimi Hadaj, 43 vjeç, banues në Shijak, sipas policisë, mësohet se ka fshehur në kabinën e mjetit shtetasin 26 vjeç me inicialet T.A. nga Tirana.
Ky i fundit është gjetur brenda mjetit mbrëmjen e djeshme me qëllim të kalonte klandestin në Itali nëpërmjet tragetit të linjës Durrës-Bari. Policia e kufirit ka pasur dyshime dhe ka kryer kontrolle në kamion, duke zbuluar dhe klandestinin.
Ndaj Hadajt u vendos masa e sigurisë së arrestit në flagrancë, ndërsa për klandestinin hetimi nisi në gjendje të lirë.
/portali DurrësLajm/