25shtator 2015 – Policia e qytetit të Modenës në bashkëpunim me atë të Foxhias e Kremonës kanë arrestuar 11 persona, 9 italianë dhe 2 shqiptarët Ernold Frakulli e Armando Aliko, anëtarë të një bande që gjatë dy viteve të fundit kishin grabitur 7 stabilimente të zonës duke vjedhur rreth 2039 copë djathë Parmiggiano Reggiano me vlerë prej 785 mijë euro, 15 tonë fruta deti të ngrira e shishe shampanjë me vlerë prej 135 mijë euro.
Djathi Parmiggiano Reggiano është një nga prodhimet më të mira “Made In Italy”, mjaft i shtrenjtë e shpesh herë është nën shënjestrën e bandave kriminale për ta shitur më pas në tregun e zi.
Policia italiane bën me dije se kjo bandë zotëronte dy drona të telekomanduar me videokamera për të individualizuar rrugët e hyrjes e të daljes nga këto stabilimentet si dhe mallin që gjendej brenda tyre.
Gjithashtu përdornin prostituta me origjinë nga Europa Lindore si roje gjatë operacioneve të grabitjes si dhe mjete të rënda transporti, armë e aparate elektronikë për të çaktivizuar sistemet e alarmit.
Komandanti i Policisë së Modenas Enriko Tasi ka pohuar për mediat italaine se anëtarët e kësaj bande ishin të lidhur më organizatat kriminale në territoret e zonës Veriore e qëndrore të Italisë. Tre anëtarë të bandës gjatë natës së shkaur po hynin në aksion për të kryer një tjetër grabitje në territorin e Modenës, por u arrestuan në flangrancë.
Personat e arrestuar janë; Ernold Frakulli, Armando Aliko lindur më 1975, Sciarappa Mario lindur më 1963, Loberto Savino lindur më 1966, Palamuso Stefano lindur më 1975, Di Meo Antonio lindur më 1966, Sciarappa Gaetano lindur më 1983, Pasquale Rinaldi lindur më 1989, Benito Petracca lindur më 1990 e Vincenti Antonio lindur më 1982, Antonio Vincenti lindur më 1982, Mario Sciarappa lindur më 1963.
Shoqata e fermerëve italainë Coldireti ka falenderuar forcat e policisë italiane për këtë operacion duke konfirmuar se djathi Parmigiano Reggiano është produkti më i vjedhur në botë, në stabilimente në supermerkata si dhe në identitetin e tij, duke i fallsifikuar markën./ora/