TIRANE, 5 qershor 2014 – "XH. leu flokët me ngjyrë shumë ekstravagante. Mua nuk më pëlqeu fare… Ditën për të cilën flasim, debatuam shumë edhe për shkak se Xh. kishte veshur një palë streçe, që mua s’më pëlqenin. Por nuk e kam rrahur. Ajo u rrëzua nga shkallët për shkak të luhatjeve të shëndetit nga diabeti…”. Kjo është një pjesë nga dëshmia që Gazmend M. i dha grupit të hetuesve të Krimeve të Rënda, duke tentuar në këtë mënyrë t’i bindë se nuk është autor i dhunës barbare ndaj bashkëjetueses së tij XH., e cila për afro dy javë qëndroi në koma dhe madje ende vijon të qëndrojë e shtruar në repartin e Neurokirurgjisë në Spitalin Ushtarak. Alibia e 47-vjeçarit, duket se nuk është fort e besueshme, pasi pavarësisht këmbënguljes për ta liruar nga qelia, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. M. dyshohet për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë, për shkak të marrëdhënieve familjare”, vepër e cila, për shkak të ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, hetohet nga Krimet e Rënda. Duke u ndalur tek marrëdhënia e tij me 23-vjeçaren, M. u tha hetuesve se janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin. “Ne të dy kemi marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin. Unë nuk e kam takuar ende familjen e saj, pasi nuk isha ende gati për t’u njohur me ta”, – shprehet M., teksa mohon kategorikisht të ketë ngritur dorë ndaj saj.
Dëshmia e vajzës
Grupi i hetimit ende nuk ka mundur të sigurojë dëshminë e të dëmtuarës, e cila është vetëm 23 vjeçe. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, pasi ka qëndruar afro dy javë në koma, Xh. nuk ka mundur t’u rrëfehet hetuesve lidhur me çfarë i ka ngjarë dhe nuk dihet ende nëse vajza do të ngrejë gishtin e fajësisë ndaj Gazmend M.t, i cili ndodhet prapa hekurave, si i dyshuar për dhunën barbare të ushtruar ndaj saj.
Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të marrë në pyetje 23-vjeçaren, për të vendosur nëse këtë rast do ta hetojë kjo prokurori, apo ajo e Tiranës. Nëse gjendet para faktit se është një tentativë vrasjeje, për shkak të marrëdhënieve familjare, atëherë Gazmend M., me shumë gjasë do të dërgohet për gjykim pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku rrezikon një dënim të rëndë. Por, derisa të vendoset për fatin e dosjes, çka natyrisht do të rëndojë apo lehtësojë pozitën e këtij të dyshuari, prokurorët duhet të provojnë se M. dhe Xh., kanë qenë në një lidhje dhe kanë bashkëjetuar. Dhuna në familje ka shënuar shifra të frikshme përgjatë javëve të fundit. Madje, rastet kanë qenë shumë tronditëse për opinionin, si ishte ai i fundit në Sllatinë të Dibrës, ku babai ekzekutoi vajzën e tij shtatzënë, nga frika e turpit në fshat. Doksan Dushku ndodhet prapa hekurave, në një kohë që hetuesve u tha se nuk pendohet për krimin, pasi vuri në vend nderin e familjes.
/Gazeta Shqiptare/
E rreh “burri” se veshi streçe dhe leu flokët. Vajza 2 javë në koma
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Belind Këlliçi ndez flakadanë në Kuvend
Deputetët e PD zënë karriget e ministrave, rrethohen nga Garda!
Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
Endri Shabani mbërrin në Kuvend, pritet të kryej betimin e tij si Avokat i Popullit





