Gjyqtarja Alma Ahmeti ka dalë nga Gjykata e Tiranës pas nje seance maratonë dhe të tensionuar.
Ajo mori vendimin për 23 protestuesit kuksianë të arrestuar pas protestës te Rruga e Kombit.
Gjyqtarja është shoqëruar nga forca policie, në daljen e saj nga gjykata.
Vendimi i saj i sotëm që la në ‘arrest me burg’ 11 prej të arrestuarve, ngjalli shumë zemërim dhe pakënaqësi tek protestuesit.
Opozita e akuzoi Ahmetin si një gjyqtare të kapur nga Edi Rama. Ndërkohë ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka thënë se kjo gjyqtare duhet të jepte dorëheqje nga cështja pasi është në konflikt interesi.
Bashkëshorti i saj tha, Erion Ahmeti, është kreu i policisë së qarkullimit rrugor në Tiranë.





