Një burrë australian ka vdekur pasi u sulmua nga kanguri që e mbante si kafshë shtëpiake, thotë policia.

Një i afërm e gjeti 77-vjeçarin me lëndime të rënda të hënën në shtëpinë e tij në Redmond, Australi.

Kur mjekët mbërritën në pronën rurale, kanguri i pengoi ata të ndihmonin të moshuarin.

Policia u detyrua të qëllonte për vdekje marsupialin (kangurin). Burri ndërkohë kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

Australia është shtëpia e rreth 50 milionë kangurëve, të cilët mund të peshojnë deri në 90 kg dhe të rriten deri në 2 metra të gjatë.

Por sulmet fatale janë të rralla, ky është i pari i raportuar në Australi që nga viti 1936.

Kangurët kanë “shumë armë” si dhëmbë të mprehtë, kthetra dhe këmbë të fuqishme, tha eksperti i sjelljes së kangurit Graeme Coulson për Korporatën Australiane të Transmetimeve.